Hamilton dorëzohet pas dy garave

Formula 1

Hamilton dorëzohet pas dy garave

Më: 22 mars 2023 Në ora: 11:33
Pamje nga një garë

“Të jem i sinqertë, nuk kam parë kurrë një makinë kaq të shpejtë.

Kur ne dominonim në pistë, nuk ishim kaq të shpejtë sa ky Red Bull i sotëm.

Është makina më e shpejtë që kam parë, sidomos duke e krahasuar me makinat e tjera”.

Është kjo deklarata e dhënë sot nga 7 herë kampioni i botës në Formula 1, britaniku Lewis Hamilton.

Dikur ai dominonte me Mercedes dhe e di se cfarë është një makinë e shpejtë. Red Bull ka dominuar në dy garat e para të këtij sezoni, duke arritur dy fitore të dyfishta.

Britaniku, në lidhje me parakalimin që Verstappen i bëri në Arabi, sqaroi: “As që u përpoqa të mbroj vendin, pasi ishte e kotë. Ai më kaloi në një zonë me shpejtësi maksimale dhe nuk bëra asnjë manovër, pasi mes nesh ka diferenca të mëdha në shpejtësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat