Çudit Felix

Formula 1

Çudit Felix

Më: 22 mars 2023 Në ora: 11:52
Joao Felix

Joao Felix deklaroi se kombëtarja portugeze nuk do ta ketë të lehtë ndeshjen kundër Lihtenshtajnit dhe atë ndaj Luksemburgut, në kualifikueset e Euro 2024, pavarësisht se janë të emra modestë në futbollit evropian.

“Qoftë kundër Lihtenshtajnit apo një kombëtareje tjetër, ne po përfaqësojmë vendin tonë, kemi një përgjegjësi shumë të madhe. Ne po bëjmë atë që na pëlqen.

Vetëm kjo është arsye e mjaftueshme për t’i marrë seriozisht ndeshjet.

Duhet t’i shijojmë dhe të jemi të lumtur.

Mesfushori i Chelsea-t kujton atë që i ndodhi Portugalisë në Botëror.

“Ne duhet të jemi gjithmonë të përgatitur dhe të mos i marrim lehtë ndeshjet.

Shembulli më i fundit është ën Kupën e Botës, kur të gjithë menduan se do të kalonim kundër Marokut dhe nuk e bëmë.

Gjithmonë është e vështirë, ata janë më të mirët e vendit të tyre dhe japin gjithçka. Luajnë çdo ndeshje sikur të ishte finale.

Të gjitha ndeshjet do të jenë të vështira, si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj. Duhet të kemi kujdes”, përfundoi Felix.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat