Marquez siguron “pole position” e parë sezonal

Formula 1

Marquez siguron “pole position” e parë sezonal

Më: 25 mars 2023 Në ora: 13:14
Marquez me motorin e tij

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, siguroi sot “pole position” në pistën e Portimao, e vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Portugalisë në MotoGP. Kjo është gara e parë sezonale, ndërkohë që sot do të zhvillohet fillimisht gara sprint.

Marquez ndali kronometrin në 1’37”226, duke qenë më i shpejti në pistë.

Ai la pas kampionin e botës në fuqi, italianin e Ducati, Francesco Bagnaia. Vija e parë e nisjes kompletohet me spanjollin Jorge Martin, me Ducati Pramac.

Koha e Marquez befasoi të gjithë, ashtu sikurse paraqitja e tij, por Bagnaia është pranë tij. Ndaj, sot në garën sprint dhe nesër në garën zyrtare, pritet një duel i fortë mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat