Çmenduri e Marc Marquezit

Formula 1

Çmenduri e Marc Marquezit

Më: 26 mars 2023 Në ora: 16:04
Pamje nga gara

Çmenduri e Marc Marquez në Çmimin e Madh të Portimaos në Portugali.

Piloti spanjoll u fut keq në kthesën e tretë të pistës dhe u përplas me portugezin Oliveira, duke bërë që të dy të mbyllin garën që në fillim.

Natyrisht kritika të pafundme për Marquez, i cili nxori nga gara “djalin e shtëpisë”, pasi sytë e fansave ishin pikërisht te piloti i Aprila-s, portugezi, Miguel Oliveira.

Vërshëllima për Marquez në momentin e daljes nga pista, teksa drejtuesit e Aprila-s kërkuan dënim të spanjollit, në mënyrë që të mos përsëriten më incidente të tilla.

Sa i përket garës, ishte italiani kampion në fuqi i botës, Pecco Bagnaia, që me Ducatin e tij, ia doli të triumfojë në Moto GP Portimao, ndërsa Vinales u mbyll i dytë dhe Marco Bezzecchi kompletoi podiumin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat