Verstappen del kundër Formula 1

Formula 1

Verstappen del kundër Formula 1

Më: 28 prill 2023 Në ora: 13:09
Verstappen

Max Vestappen, kampion bote në Formula 1, ka kërcënuar se do të largohet nga ky sport nëse ndryshimet e shpeshta që i bëjnë rregullores së garave do të vijojnë.

“Nëse vazhdojmë ta ngjesim kalendarin me gara apo edhe të një gare përgjatë një fundjave për një periudhë kaq të gjatë, pyes veten a ia vlen që unë të vazhdoj të garoj”, u shpreh Verstappen.

Ai ndodhet në Baku, ku këtë fundjavë zhvillohet gara e katërt sezonale.

“Më pëlqen të garoj dhe të fitoj. Di që kam edhe një rrogë të mirë dhe një jetë të rehatshme.

Por a është vertet e tillë jeta? Vjen një moment dhe njeriu kërkon një drejtim tjetër në jetën e tij, të ndryshojë gjërat”, tha Verstappen.

“Pasi përfshihesh në këtë sport gjërat nuk janë më si më parë, sikur i sheh nga jashtë.

Këtu gjërat po ndryshojnë shpesh dhe shpejt. Nuk e kuptojnë se ka një limit për çdo gjë.

Shpresoj që drejtuesit ta kuptojnë e të ndalen, në të kundërt do të largohem vetë”, tha piloti i Red Bull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat