Të gjithë kundër Red Bull-it

Formula 1

Të gjithë kundër Red Bull-it

Më: 2 maj 2023 Në ora: 15:17
Makina Red Bull

Formula 1 nuk ndalet dhe të dielën e ardhshme do të rikthehet në pistë.

Pas garave në Bahrain, Arabi Saudite, Australi e Azerbajxhan, makinat njëvendëshet përgatiten për garën e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga tre që do të zhvillohen atje.

Të dielën do të zhvillohet Çmimi i Madh i Miamit.

Objektivi i skuadrave është të zbresin Red Bullin nga shkalla më e lartë e podiumit, në të cilën këtë vit është ngjitur vetëm Max Verstappen e Sergio Perez, me nga dy fitore secili.

Nuk do të jetë e lehtë për Ferrarin, Mercedesin dhe Aston Martin, të provojnë të ndalin kampionët e botës, sepse vitin e kaluar, pikërisht në pistën e ndërtuar rreth stadiumit e Dolphins të Nfl, Verstappen filloi parakalimin e makinave të kuqe, që dukeshin me të vërtetë mjaft mirë deri në atë garë. Holandexi fitoi edicionin e parë të kësaj gare në Miami, duke lënë pas Leclerc e Sainz.

Ndërkohë në Maranello po vazhdon puna për të sjellë zhvillimet e reja që do të ndihmojnë dy makinat SF-23 për t’u përmirësuar në krahasim me RB19. Fundjava e ardhshme e Çmimi të Madh të Miamit është e programuar në këtë mënyrë. Të premten do të zhvillohen provat e lira, të shtunën kualifikueset në orën 22.00 dhe të dielën gara në orën 21.30.

Pista në Miami është e gjatë 5.412 metra, numri i xhirove që do të kryejnë njëvendëshet gjatë garë është 57 për 308,326 km. Rekordi i pistës dhe fitorja në këtë garë i përkasin Max Verstappenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat