Leclerc gabon dhe i dhuron pole position Perez-it

Formula 1

Leclerc gabon dhe i dhuron pole position Perez-it

Më: 6 maj 2023 Në ora: 23:54
Leclerc me makinën e tij

Është Sergio Perez ai që merr pole position në Çmimin e Madh të Majemit duke shfrytëzuar një “dhuratë” nga Charles Leclerc.

Pasi doli nga pista në fund të sesionit të tretë, piloti i Ferrari-t shkaktoi një flamur të kuq që mbylli në mënyrë efektive kualifikueset e treta, duke i dhënë meksikanit startin nga vendi i parë, i ndjekur nga Aston Martin i Alonso-s.

Rreshti i dytë për Sainz përpara Magnussen, ndërsa Leclerc do të startojë i 7-ti.

Fat i keq për Verstappen që do të startojë nga vendi i 9-të, përjashtim i bujshëm nga Q3 për Lewis Hamilton, i cili do të startojë nga vendi i 13-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat