Isufi optimist

Formula 1

Isufi optimist

Më: 11 maj 2023 Në ora: 13:45
Isufi

Në fundjavën që shkoi u mbajt gara e parë për këtë vit në disiplinën Drag Race, e vlefshme për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm.

Fitues doli Leotrim Isufi, i cili me Audi S3 1.8 Turbo, shtegun me gjatësi prej 402 metrave e kaloi për kohën 09.425 sekonda, me shpejtësi mesatare prej 244.90 kilometra në orë.

“Jam i kënaqur me fitoren, me organizimin e garës dhe pjesëmarrjen. Mirëpo, personalisht kam pritur rezultat më të mirë”, u shpreh Leotrimi pas fitores, për faqen zyrtare të FASK-ut.

Mirëpo, ai beson që ky rezultat nuk është maksimumi i tij.

“Besoj që në garën e radhës pista të jetë e përgatitur më mirë, ndërsa unë jam optimist se do ta përmirësoj kohën e arritur në garë”, thotë Leotrimi, duke shtuar se auto sporti nuk është i lehtë, sidomos për të arritur sukses.

“Auto sporti nuk është i lehtë, sepse duhet kushtuar kohë, por edhe investime, sidomos nëse synohet suksesi. Mirëpo, unë e kam pasion shpejtësinë dhe dëshirën për ta sfiduar veten, prandaj i gjejmë edhe mundësitë”, është shprehur Leotrim Isfufi.

Gara e radhës në Drag Race është paraparë të mbahet më 24-25 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat