Epërsia që Red Bull ka me të gjithë rivalët

Formula 1

Epërsia që Red Bull ka me të gjithë rivalët

Më: 19 maj 2023 Në ora: 13:02
Pamje nga një garë

Këtë fundjavë nuk do të garohet në Formula 1 për shkak të anullimit të garës së Imola.

Gjithsesi, te Ferrari po punojnë për të sjellë një makinë edhe më kompetitive në pistë, ndërkohë që deri më tani “kokëkuqja” ka qenë një dështim, duke parë dominimin e Red Bull.

Spanjolli Carlos Sainz, duke folur për gjendjen aktuale te Ferrari, shprehet: “Nuk më shqetëson shumë fakti se ku jemi në renditjen për pilotë apo për konstruktorë.

Më shumë ë shqetëson distance e madhe që kemi ndaj Red Bull. Nëse do të ishim të katërt në renditje, por duke ditur se kemi shanse për të fituar di ta pranonim, por është e kundërta”.

“Shpejtësia e Red Bull e këtij sezoni na zuri në befasi, por besoj se edhe Mercedes nuk e priste këtë diferencë, ashtu si ne. Red Bull ka arritur një nivel që përmirësimet e herë pas hershme që ne bëjmë nuk do ta kapin dot.

Kemi një ide se çfarë drejtimi të ndjekim, por duhet shumë punë për të përmirësuar pikat e dobta”, tha Sainz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat