Rezultat i dobët

Formula 1

Rezultat i dobët

Më: 31 maj 2023 Në ora: 16:51
Pamje nga një garë

Çmimi i Madh i Monakos në Formulën 1, i zhvilluar të dielën, shënoi garën e radhës zhgënjyese për Ferrarin.

Sharl Lëklerk në vend të gjashtë dhe Karlos Sainz në të tetin është një rezultat i dobët, që nuk kënaq askënd në Maranelo, me skuadrën italiane që përpiqet të gjejë shkaqet e paraqitjes së radhës “flop”.

LËKLERK – Piloti monegask u përpoq të shpjegonte se çfarë ndodhi: “Ne kemi luftuar me gomat e forta, ato ishin mirë fillimisht dhe unë po i ruaja gomat e pasme.

Ishim në vështirësi dhe ka shumë punë për të bërë për menaxhimin e gomave.

Është pika jonë e dobët”, tha fillimisht Sharl Lëklerk, i cili më tej shtoi: “Ne e dinim për rreziqet me shiun, tani që mbaroi mund të themi se duhej të shkonim më herët në bokse. Rrezikuam shumë duke pritur makinën e sigurisë”, deklaroi Lëklerk.

SAINZ – Më shumë kritik Karlos Sainz, i cili përfundoi i teti, ndërsa e pranoi gabimet e tij: “Ne u përpoqëm dhe dështuam, u përpoqa të qëndroja më shumë jashtë dhe ishte gabim.

Bëra një gabim që qëndrova jashtë, por do të mësojmë nga këto situata dhe do të kthehemi më të fortë. Gara në Monako ishte një lotari, ishte shumë e vështirë”, u shpreh piloti spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat