Zhgënjen Hamilton dhe Alonso

Formula 1

Zhgënjen Hamilton dhe Alonso

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 17:23
Pamje nga gara

Carlos Sainz do të niset i pari në Çmimin e Madh të Italisë në pistën e Monzas ditën e dielë.

Në provat zyrtare, piloti spanjoll i Ferrarit ia doli të befasonte në xhiron e fundit Max Verstappen, por edhe shokun e tij të skuadrës, Charles Leclerc.

Vetëm vendi i katërt për George Russel të Mercedes teksa në pesëshen e parë ka vend edhe për Sergio Perez.

Një rezultat jo shumë pozitiv ai i Lewis Hamilton që do të duhet të niset nga vendi i tetë ndërsa Fernando Alonso nuk mundi të shkonte më shumë se vendi i dhjetë.

Në dhjetëshen e parë pati vend edhe për Albon që niset i gjashti, Piastri i shtati dhe Norris i nënti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat