Red Bull bën ndryshime

Formula 1

Red Bull bën ndryshime

Më: 27 mars 2025 Në ora: 11:47
Adrian Newey

Red Bull bën ndryshime, largon Lousonin dhe sjell Cunodën!

Skuadra e “Red Bull”-it nuk janë të kënaqur me rezultatet në fillim të sezonit, andaj vendosën të bëjnë shpejt një ndryshim dhe çmimin e pagoi Liam Lauson, i cili do të zëvendësohet nga Juki Tsunoda.

“Red Bull” ka konfirmuar tashmë zëvendësimin dhe Tsunoda do të jetë partner Maks Verstapenit në garën pasardhëse që do të zhvillohet në Japoni, më 6 prill.

Lauson, nga ana tjetër, do të kthehet në ekipin e dytë të “Red Bull Rejsing Bulls” si shok skuadre me francez Isak Haxhar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat