Te Mercedes të kënaqur me startin e sezonit

Formula 1

Te Mercedes të kënaqur me startin e sezonit

Më: 29 prill 2025 Në ora: 11:13
Pamje

Gara e fundit e Formula 1 zhvilluar në pistën e Jedah nuk ishte fort e mirë për Mercedes, por makina britanike ka bërë një paraqitje të mirë në këtë fillimsezoni.

 Me 111 pikë në total, makina gjermane renditet e dyta në botërorin për konstruktorë.

Deri më tani, pilotët George Russell dhe Kimi Antonelli kanë qenë gjithnjë mes më të mirëve, sidomos britaniku, që është renditur në “top-5”. Këtë fakt e konfirmon edhe shefi i Mercedes, Toto Wolff, që tha: “Kemi pasur një fillim të mirë të sezonit, por nuk kemi ndjenjën e vetëkënaqësisë”.

“Nuk e prisnim këtë start. Duam të vazhdojmë në këtë trajektore pozitive që kemi pasur në pesë garat e para. Arabia Saudite ishte një Çmimi i Madh më kërkues, por mësuam shumë prej tij. Kështu që shpresojmë për një rezultat më të mirë në Miami”, tha menaxheri austriak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat