Hamilton: Te Ferrari e dinë se ku është problemi

Formula 1

Hamilton: Te Ferrari e dinë se ku është problemi

Më: 14 maj 2025 Në ora: 12:22
Hamilton

Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 spostohet në Imola.

Një garë në shtëpinë e Ferrari, që kërkon të bëjë një paraqitje ndryshe nga sa është parë deri më tani.

Vetëm një fitore e Lewis Hamilton në garën sprint në Kinë dhe një podium (vendi i tretë në Arabi) i Charles Leclerc janë shumë pak për “kokëkuqen”.

“Nuk jemi aty ku do të donim të ishim. Padyshim që na mungon shumë ritmi.

Kemi humbur pak performancën në garat e fundit dhe e dimë se në cilën fushë.

Tashmë thjesht presim një zgjidhje për të rikuperuar pak”, u shpreh Lewis Hamilton në prag të garës së Imola.

Pra, te Ferrari duket se i kanë idetë e qarta për deficitin kryesor të njëvendëshes SF-25 dhe nuk është rastësi që Frederic Vasseur foli për “kthesat e ngadalta” si një problem i njohur.

Tashmë pilotët presin paketën e parë të madhe të përditësimeve, që do t’u jepte një ndihmë më të madhe në pistë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat