Shfryrja autokritike e Lewis Hamiltonit në Hungari nuk kaloi pa u vënë re. Është e vështirë të kujtosh kampionin e shtatëfishtë të botës kaq të zhgënjyer gjatë karrierës së tij në F1.
Megjithatë, sipas Frederik Vasër, situata është e ndërlikuar, por jo alarmante.
Drejtori i Ferrarit, në fakt, është i bindur se Hamiltoni e ka tepruar në analizat e tij. Drejtuesi francez e ka shprehur këtë bindje për “Auto Motor und Sport”, duke dhënë edhe disa këshilla për vetë anglezin.
Fjalët e Hamilton nuk e kanë habitur veçanërisht Vasër, i cili e njeh mirë yllin britanik, aktualisht i gjashti në Botërorin 2025 me 109 pikë. Frederiku e shpjegoi qartë situatën. “Ljuis është shumë autokritik dhe shpesh del jashtë mase në gjykimet e tij.
Ndonjëherë është tepër i ashpër me makinën, ndonjëherë kërkon shumë nga vetja. Ai do gjithmonë maksimumin”, tha ai.
Shefi i Ferrarit vazhdoi analizën: “Në këto raste duhet të qetësohesh. Mesazhi që transmeton vetëm sa i përkeqëson gjërat, edhe pse zakonisht është kaq ekstrem vetëm me median. Kur hyn në sallën e “brifingut”, është tashmë i qetësuar. Ai është i “gatuar” kështu dhe për mua nuk përfaqëson një dramë”.