Spektakël, emocion dhe nostalgji

Formula 1

Spektakël, emocion dhe nostalgji

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Old Timer Club Ferizaj, të dielën (më 24 gusht) organizon “Old Timer Fest 2025”, edicioni i dytë.

Me moton: “Ejani dhe festoni me ne”, Old Timer Club Ferizaj i fton të gjithë dashamirët e veturave klasike për një ditë plot emocion e nostalgji.

Organizatori i fton edhe të gjitha klubet e FASK-ut për të marrë pjesë me veturat garuese që janë të vitit të prodhimit 1989 ose më të vjetra.

Spektakli mbahet  në sheshin para objektit të Komunës në Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat