Bezzecchi i pakapshëm nga rivalët

Formula 1

Bezzecchi i pakapshëm nga rivalët

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 14:44
Pamje nga gara

Piloti italian Marco Bezzecchi me Aprilia fitoi sot garën sprint në MotoGP, të vlefshme për Çmimin e Madh të Australisë.

Një garë e dominuar nga piloti italian, që mbërriti në finish i shkëputur dhe i pashqetësuar nga rivalët.

Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy pilotë spanjollë, respektivisht Raul Fernandez me skuadrën Trackhouse dhe Pedro Acosta me KTM. Edhe ata mbërritën në finish të shkëputur nga njëri-tjetri.

Një garë me emocione vetëm në xhirot e para, pasi shpejt Bezzecchi vendos ritmin e tij, duke u shkëputur. Zhgënjen italiani Francesco Bagnaia me Ducati, i parafundit, ndërsa kampioni i saposhpallur i botës Marc Marquez nuk garoi (është operuar).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat