Ka ndërruar jetë nënkryetari i Federatës së Auto Sportit (FASK), Menduh Daka.
Ai do të kujtohet përherë nga komuniteti i gjerë i auto sportit kosovar si një ndër garuesit e parë shqiptarë në këtë sport, pastaj si një nga themeluesit dhe kryetar i parë i FASK-ut.
Daka tërë jetën ia kushtoi auto sportit dhe mungesa e tij do të jetë e madhe.
Kryetari i FASK-ut, Agron Dida, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për gjithë rrethin e tij.
“Sot kemi mbetur pa një prind, mik, veprimtar e njeri të madh. Do ta kujtojmë Menduhin gjithmonë për veprimtarinë e virtytet e tij.
Në emrin tim personal, në emër të Bordit të FASK-ut dhe gjithë komunitetit të auto sportit, familjes Daka, miqëve dhe gjithë shoqërisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegram ngushëllimin e z. Dida.
Varrimi i z. Daka bëhet të dielën në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Dragodan, ndërsa e pamja mbahet të hënën në hotelin “Grand” nga ora 10:00-16:00..