Piastri nuk dorëzohet

Formula 1

Piastri nuk dorëzohet

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 12:07
Makina

Formula 1 është gati të rikthehet në aksion në Brazil për një fundjavë që, ashtu si në vitin 2024, premton të jetë vendimtare në betejën për titullin botëror.

Pista e Interlagos do të presë gjithashtu garën sprint të shtunën, e cila mund të ndryshojë më tej ekuilibrin e renditjes.

Pas garës në Meksikë, në krye ndodhet Lando Norris, me 1 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës së McLaren, Oscar Piastri. Ndërsa Max Verstappen ndodhet ende në vendin e tretë, por tani vetëm 36 pikë larg kreut.

Oscar Piastri është shpresëplotë, duke synuar të rikthehet në podium pas një periudhe të vështirë, për të rimarrë kryesimin e kampionatit.

“Brazili është një mundësi e shkëlqyer për të fituar pikë të rëndësishme, veçanërisht me garën sprint“, tha australiani.

“Ende gjithçka është e hapur dhe përgatitja për këtë fundjavë ka qenë shumë produktive.

Është një pistë që më pëlqen, me ndryshimet e saj në lartësi dhe përzierjen e pistave të gjata të drejta dhe seksioneve të ngushta. Gjithashtu do të duhet të mbajmë një sy te koha, si gjithmonë”, tha Piastri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat