Tronditje për MekLaren

Formula 1

Tronditje për MekLaren

Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 11:05
Pamje

FIA po heton Meklarenin dhe kjo është zyrtare, ndërsa tashmë mund të ndryshojnë plotësisht llogaritë e titullit.

Pas garës së sotme të Las Vegasit, ku Lando Norris u rendit i dyti dhe Oskar Piastri i katërti, FIA zbuloi se të dy makinat nuk përmbushnin trashësinë minimale të pllakës së poshtme të pasme. Për këtë mund të përfitojë Vershtapen, që e mbylli si vend i parë.

Tejkalimi i pjesës në fjalë, që kontrollohet në disa pika të dyshemesë, zakonisht përfundon me skualifikim. Pikërisht kështu ka ndodhur më parë me Hamilton dhe Hulkenberg.

Skualifikimi i mundshëm nga gara e funditt do të ndryshonte tërësisht situatën në kampionat. Norris do të humbiste 18 pikët e vendit të dytë dhe Piastri 12 pikët e vendit të katërt. Kjo do ta linte Norris me 390 pikë, ndërsa Piastri dhe Vershtapen do të barazoheshin me nga 366 pikë.

Holandezi Vershtapen do të ishte vetëm 24 pikë larg Norrisit kryesues, ndërsa në lojë mbeten 58 pikë. Dyshimet u rritën menjëherë pas garës kur MekLaren heshti plotësisht dhe shtyu konferencën e shtypit.

Pasi është dominuar një edicion i plotë, tashmë rrezikohet që si Norris dhe Piastri të mbeten pa titull. Aty për të përfituar ndodhet Vershtapen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat