Ish-piloti s’ka dyshime

Formula 1

Ish-piloti s’ka dyshime

Më: 20 janar 2026 Në ora: 18:02
Pamje nga gara

Dani Sulivan, ish-pilot i Formulës 1 dhe ish-komisar i FIA-s, ka deklaruar se Mikael Masi, me vendimet e tij kontroverse, i mohoi Luis Hamiltonit fitimin e titullit të tetë botëror në garën vendimtare të sezonit 2021 në Abu Dabi.

Hamilton mbërriti në “Yas Marina” me shansin historik për të kaluar Mikael Shumakerin, por aksidenti i Nikolas Latifit në xhirot e fundit solli aktivizimin e “Safety Car”-it. Gara u rihap për një xhiro dhe Maks Vershtapen, me goma të reja, arriti ta parakalojë britanikun, duke fituar titullin e tij të parë botëror.

Vendimet e Masit u kritikuan ashpër, pasi ai lejoi vetëm disa makina të parakaluara të kalonin “Safety Car”-in, duke e lënë Vershtapenin direkt pas Hamiltonit, i cili kishte goma shumë të konsumuara.

Sipas Sulivanit, kjo ishte vendimtare:

“Me atë vendim, Masi praktikisht ia dhuroi kampionatin botëror Maksit”. Sulivan pranon presionin e madh mbi drejtuesin e garës, por thekson se vendimi nuk ishte i drejtë, pavarësisht se Vershtapen nuk bëri asgjë gabim.

Pas këtij episodi, FIA e largoi Mikael Masin nga Formula 1. Aktualisht, ai mban postin e drejtorit të eventeve në kampionatin “Repco NextGen NZ Championship” në Zelandën e Re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat