Detaje të reja nga gjendja e Schumacher, nuk është më i detyruar të qëndrojë në krevat

Formula 1

Detaje të reja nga gjendja e Schumacher, nuk është më i detyruar të qëndrojë në krevat

Më: 26 janar 2026 Në ora: 16:50
Michael Schumacher

Janë zbuluar detaje të reja për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher, 12 vite pas aksidentit të rëndë në Alpet franceze.

Sipas raportimeve të fundit nga “Daily Mail”, shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 nuk është më i detyruar të qëndrojë i shtrirë në krevat, por mund të qëndrojë i ulur në një karrige me rrota.

Bëhet me dije se ai mund të lëvizë me ndihmë në ambientet e jashtme të rezidencave të tij në Majorka. Edhe pse familja ka ruajtur një privatësi strikte, dëshmitarët tregojnë se Schumacher ka një nivel të caktuar vetëdijeje për mjedisin që e rrethon.

Për Schumacher është kujdesur gjithmonë gruaja e tij, Corinna , e cila është vazhdimisht në krah të tij, së bashku me një ekip infermierësh dhe terapistësh që e monitorojnë 24/7.

Që kur ai pësoi dëmtime në tru pasi goditi shkëmbinjtë pranë vendpushimit të skive Meribel në Alpet Franceze, ai është mbajtur larg syrit të publikut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat