Antonelli: Nuk e prisja

Formula 1

Antonelli: Nuk e prisja

Më: 31 mars 2026 Në ora: 11:56
Kimi Antonelli

Kimi Antonelli është lideri i ri i botërorit të Formula 1 dhe kjo nuk është rastësi, por rezultat i një përgatitjeje të kujdesshme për t’u njohur me mënyrën e re të drejtimit të makinës.

Italiani pranon se hyrja e makinës së sigurisë e ndihmoi që ai të fitojë në Japoni fundjavën e kaluar.

“Isha shumë i zemëruar për startin, por pas kësaj vazhdova të shkoja fort dhe kisha një ritëm të mirë. Padyshim, isha me fat me makinën e sigurisë.

Jam më i lumtur me ndjesinë që pata në makinë; ndjeva se kisha kontroll gjatë gjithë fundjavës. Gjithashtu u ndjeva shumë mirë në garë“, tha Antonelli.

Më tej, italiani tha: “Parasezoni ishte shumë intensiv, kalova më shumë ditë në simulator duke u përpjekur të kuptoja rregulloret. Ndonjëherë duhet të shkosh kundër instinkteve të tua. Kam bërë përpjekje për t’i bërë gjërat e panatyrshme më të natyrshme, në mënyrë që t’i bëj ato pa pasur nevojë ta sforcoj veten shumë”.

“Nuk e prisja të isha i pari për 3 garash, por është shkëlqyeshëm.

Nuk dua të shqetësohem shumë për këtë, sepse kampionati është ende i gjatë dhe ka kaq shumë gara.

George patjetër do të kthehet në krye, kështu që do të duhet të vazhdojmë të ngremë standardin”, shtoi Antonelli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat