FASK mbajti Kuvendin e Punës

Formula 1

FASK mbajti Kuvendin e Punës

Më: 1 prill 2026 Në ora: 13:21
Pamje

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) e ka mbajtur Kuvendin e Punës, në të cilin pjesëmarrës ishin 18 nga 22 delegatët sa janë gjithsej.

Kryetari Agrond Dita, pasi i përshëndeti të pranishmit dhe uroi për një vit të suksesshëm, propozoi të vazhdohet me pikat e rendit të ditës,

Ndër pikat më të rendësishme të rendit të ditës ishin ato për zgjedhjen e një nënkryetari, në të cilën u zgjodh ish-kryetari Ismet Rexhepi.

Ai u zgjodh me votat unanime të delegatëve, ndërsa nuk pati kundër kandidat.

Kryetari Agron Dida e vlerësoi lart kontributin shumëvjeçar të Rexhepit në auto sportin tonë.

Kuvendi vazhdoi me shqyrtimin dhe miratimin e Raportit vjetor të punës për vitin 2025 si dhe shqyrtimin e miratimin e pasqyrave financiare dhe auditimin për vitin 2025.

Më pas Kuvendi pranoi me të drejta jo të plota edhe klubet e reja si: Kaçandolli Racing Team, Spirit Karting Kosovo, Auto Klubi Kosova – Ferizaj, Klubi i Sportit Rrugor Off Road Malësia, si dhe u pranua me të drejta jo të plota Shoqata Oldtimer Club Kosova.

Në fund u diskutua edhe për planet, synimet e detyrat që e presin FASK-un gjatë këtij viti me shpresën për suksese sa më të mëdha si në rrafshin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat