Kampionia e nis mbrojtjen e titullit! Arjeta Rysha: Shpresoj ta nisi me rezultat të mirë 

Formula 1

Kampionia e nis mbrojtjen e titullit! Arjeta Rysha: Shpresoj ta nisi me rezultat të mirë 

Më: 22 prill 2026 Në ora: 17:56
Arjeta e Sadat Rysha

Kampionati i ri në automobilizmin kosovar nis të dielën me garën në auto sllallom, e cila mbahet në Ferizaj.
Interesimi për pjesëmarrje duket të jetë shumë i madh, ndërsa në mesin e garuesve do të jetë edhe kampionia aktuale, Arjeta Rysha.

Anëtarja e AK Ferizaj vjet theu  edhe një tabu duke u bërë femra e parë kampione në një kampionat të përbashkët me meshkujt.

Arjeta shpreson që edhe sivjet të arrijë rezultate të mira, duke filluar nga gara e parë që mbahet në “shtëpinë e saj”.

Ajo do të garojë me BMW që garoi edhe vitin e kaluar. “Shpresoj ta nisi me rezultat të mirë.

Është e qartë se konkurrenca do të jetë e fortë, por unë jam optimiste se mund t’i përsëris rezultatet e vitit të kaluar”, ka thënë Rysha për faqen zyrtare të FASK-ut në Facebook.

Arjeta do të garojë edhe në disiplinën malore me Honda Type R si dhe në auto sllallom me vetura elektrike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat