Leclerc: I zhgënjyer nga gara në Majemi, bëra një gabim që më kushtoi shumë

Formula 1

Leclerc: I zhgënjyer nga gara në Majemi, bëra një gabim që më kushtoi shumë

Më: 5 maj 2026 Në ora: 16:08
Makina

Te Ferrari kanë mbetur të zhgënjyer nga gara e fundit në Majemi, në rikthimin e Formula 1 në pistë pas më shumë se një muaji pushim.

“Kokëkuqja” nuk u ngjit në podium edhe pse Charles Leclerc ishte i treti deri në xhiron e parafundit.

Duke folur për atë që ndodhi në duelin me Piastri në fundin e garës, Leclerc sqaron: “”Ideja ishte ta lija Piastri të kalonte sepse nuk mund ta mbaja ritmin me të në sektorin e dytë: Nuk kisha më goma. Fatkeqësisht, i menaxhova dobët tre kthesat e para”.

“Bëra një gabim. Sigurisht, nuk kisha ritmin e duhur, por deri në atë pikë kisha dhënë gjithçka. Është për të ardhur keq sepse fillimi ynë i sezonit kishte qenë perfekt”, deklaroi më tej piloti monegask, që u penalizua me 20 sekonda dhe përfundoi i teti.

Në fund, Leclerc komentoi: “Jam shumë i zhgënjyer me veten time. I hodha të gjitha në kosh në xhiron e fundit me atë gabim që bëra. Më vjen keq për ekipin dhe për tifozët tanë, pasi prisnim shumë nga kjo garë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat