Ferrari rikuperon

Formula 1

Ferrari rikuperon

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 12:43
Fred Vasseur

Dita e garës ka nisur me lajme të mira për Ferrari-n. Shefi i skuadrës italiane, Fred Vasseur, ka lënë pas problemet fizike që e detyruan ditën e djeshme të humbte provat zyrtare pasi u shtrua në spital për t’iu nënshtruar disa kontrolleve të hollësishme.

Sot ai do të jetë gati për Çmimin e Madh të Monte Carlo-s ku veturat Ferrari do të nisen nga linja e dytë.

Leëis Hamilton dhe shoku i tij i skuadrës Charles Leclerc mbyllën ditën e djeshme provat zyrtare respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt.

Sot ata do të tentojnë që të befasojnë në rrugët e principatës Andrea Kimi Antonelli dhe Max Verstappen, të cilët mbyllën provat zyrtare respektivisht në vendin e parë dhe të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat