Rregulli i veçantë

Formula 1

Rregulli i veçantë

Më: 9 gusht 2026 Në ora: 10:01
Pamje nga gara

Pushimet e pilotëve të Formula 1 nuk kanë të bëjnë vetëm me nxirjen nga dielli, perëndimet buzë detit, netët me muzikë apo atë ndjesinë e nostalgjisë që sjell vera.

 Ato janë një domosdoshmëri.

Pushimi veror i Formula 1 nuk është një dhuratë nga kalendari dhe as një periudhë pushimesh që varet nga dëshira e drejtuesve të skuadrave. Është një detyrim i përcaktuar në rregullore.

Skuadrat duhet të respektojnë një periudhë ndalimi të detyrueshëm prej 14 ditësh rresht, gjatë muajve korrik dhe gusht. Në këto dy javë, gara për zhvillimin e makinave ndalon zyrtarisht.

Gjatë kësaj periudhe nuk lejohen punët normale të zhvillimit, analizat teknike apo projektet për përmirësimin e makinave. Lejohen vetëm aktivitetet bazë të administrimit dhe ato të nevojshme për funksionimin e zakonshëm të skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat