Hamilton i dorëzuar

Formula 1

Hamilton i dorëzuar

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 12:12
Lewis Hamilton

Edhe pas fundjavës në Madrid, skuadra Ferrari u gjend sërish duke shpjeguar një tjetër podium të humbur, duke përmendur ritmin që ekzistonte, potencialin për një rezultat më të mirë me një sesion kualifikues më të suksesshëm dhe nevojën për t’i bërë të gjitha gjërat siç duhet.

Rezultatet flasin vetë: Ferrari nuk ka arritur të ngjitet në podium në katër gara radhazi.

Kjo ndodh pikërisht kur prezantimi i paketës ‘ADUO 2’ kishte ngjallur optimizëm për mundësitë e “kokëkuqes” për të sfiduar Mercedes.

Ndërkohë, është e pamohueshme se rivalët e McLaren e ka gjetur ritmin e duhur, duke përfunduar vazhdimisht para Ferrari në garat e fundit të Formula 1, ndërsa Max Verstappen ka siguruar gjithashtu katër podiume në pesë garat e fundit.

Pas tërheqjes nga gara spanjolle për shkak të një problemi me sistemin e frenimit, Lewis Hamilton, që tani është 101 pikë pas italianit tha: “Askush nuk mund t’i ndalë Antonelli dhe Mercedesin këtë vit. Ata kanë bërë një punë fenomenale dhe e meritojnë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat