Gara do të zhvillohet nesër

Formula 1

Gara do të zhvillohet nesër

Më: 25 shtator 2026 Në ora: 16:02
Rasëll

Kualifikueset më të paparashikueshme të këtij sezoni në Formula 1 kanë dhuruar surprizën e madhe.

Kimi Antoneli nuk ka kaluar as pjesën e parë të kualifikuesve dhe nga pilot që garonte për pole-position, është dashur të kënaqet vetëm me vendin e 16 në vijën e nisjes.

Ai u përplas me murin gjatë provës së dytë të shpejtë dhe prishi makinën duke humbur mundësinë për të qenë më afër kreut.

Dhe shoku i skuadrës, Xhorxh Rasëll, ka përfituar menjëherë, duke marrë një pole-position fantastik me më shumë 8/10 e sekondës diferencë nga të tjerët që ndiqnin.

I pari i tyre ishte Sharl Lëklerk, i cili bëri gjithçka mirë përsëri në këtë pistë ku është zakonisht i shpejtë.

Vendi i tretë i shkoi Piastri me MekLaren, i cili do të ketë në krah Haxhar me Red Bull. Lando Norris dhe Luis Hemilton nisen nga rreshti i tretë, të ndjekur nga Gasli, Vershtapen, Sainz dhe Kolapinto.

Gara do të zhvillohet nesër, pasi të dielën në Azerbajxhan është “Dita e Përkujtimit” për të rënët në luftën me Armeninë për Nagorno-Karabak në vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat