Horner mesazh Maranelos

Formula 1

Horner mesazh Maranelos

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 12:37
Kristian Horner

Kristian Horner e çoi Red Bullin drejt dominimit në Formula 1, por që nga sezoni i kaluar, në mënyrë të detyruar, është shndërruar në një spektator të thjeshtë të cirkuitit.

Dëshira për t’u rikthyer nuk është aq e madhe, edhe pse ekziston një skuadër për të cilën do të bënte një përjashtim dhe ajo skuadër quhet Ferrari.

“Kam qëndruar për 21 vjet në murin e bokseve dhe, në këtë fazë të jetës sime, nuk kam nevojë të rikthehem.

Ekziston vetëm një skuadër për të cilën do të bëja një përjashtim, madje duke hequr dorë edhe nga një pjesëmarrje në aksionet e saj. Ferrari është emri më i madh në Formula 1, është një ëndërr. Është gjiganti i fjetur”, ka thënë ish-drejtuesi i ekipit në një intervistë për “The Times”, me rastin e promovimit të autobiografisë së tij, “Drive”.

Horner u largua nga Red Bull verën e kaluar për shkak të akuzave për “sjellje të papërshtatshme” ndaj një asistenteje, por emri i tij vazhdon të qarkullojë në bokset e Formulës 1.

“Nëse edhe pas 14 muajsh jashtë Formulës 1 vazhdohet të flitet për mua, do të thotë se nuk isha aq i papëlqyer”, është shprehur britaniku. Një mesazh që mbërrin kështu në Maranelo, ndërsa Fred Vasër është i paralajmëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat