Njëra u vra, tjetra i shpëtoi sulmit - ku gjendej vajza e madhe e çiftit nga Kosova kur ndodhi vrasja?

Gjermania

Njëra u vra, tjetra i shpëtoi sulmit - ku gjendej vajza e madhe e çiftit nga Kosova kur ndodhi vrasja?

Nga: A.Zh Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 20:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Bild” raporton se burri 51-vjeçar nga Kosova, ka vrarë gruan e tij (46-vjeçare) dhe vajzën e tij (17-vjeçare), ndërsa më pas ka varur veten në litar në verandën e shtëpisë.

Krimi ndodhi sot në Isselburg në Gjermani.

Ndërsa, vajza tjetër 14-vjeçare e çiftit nga Kosova, ka shpëtuar, pasi ishte fshehur në një dhomë të mbyllur nga jashtë, përcjell Bota sot.

"Sipas gjetjeve fillestare, burri 51-vjeçar donte të vriste gruan e tij dhe dy fëmijët e tyre," tha Kryeprokurori Publik Martin Botzenhardt.

Asami S. e kishte thirrur një të njohur që jetonte shumë larg dhe i kishte thënë se ai i kishte bërë diçka familjes së tij. Dëshmitari menjëherë lajmëroi policinë, por oficerët u vonuan.

Vajza e madhe e çiftit (21-vjeçare) jeton në një qytet tjetër./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat