Pajisja me pasaportë dhe ID/ Njoftimi i rëndësishëm i ambasadës shqiptare në Gjermani

Gjermania

Pajisja me pasaportë dhe ID/ Njoftimi i rëndësishëm i ambasadës shqiptare në Gjermani

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 16:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ambasada shqiptare në Gjermani ka njoftuar se sot filloi shërbimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti për shtetasit shqiptarë rezident në shtetin gjerman.

Për shkak të kufizimeve nga Pandemia të vendosura nga shteti Gjerman, takimet për të aplikuar për dokumente identifikimi fillojnë pas datës 15 shkurt 2021.

“Të nderuar bashkatdhetarë, Sot nē ambasadën e RSH në Berlin, filloi shërbimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti për shtetasit shqiptarë rezident në Gjermani. Në prani të ambasadorit z.Artur Kuko dhe të drejtorit të kompanisë Aleat z. Jean-Alain JOUAN, shtetasit e parë që aplikuan morën shërbimin për pajisje me dokumente identifikimi (kartë identiteti dhe pasaportë).

Për shkak të kufizimeve nga Pandemia të vendosura nga shteti Gjerman, takimet për të aplikuar për dokumente identifikimi ( pasaportë dhe kartë identiteti) fillojnë pas datës 15 shkurt 2021. Ftojmë të gjithë shtetasit shqiptar me qëndrim në Gjermani që të aplikojnë në portalin e-albania.al, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e nevojshme që janë në portal”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat