Akademi përkujtimore për Kryekomandantin-Hero, Sali Çekaj!

Gjermania

Akademi përkujtimore për Kryekomandantin-Hero, Sali Çekaj!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 24 prill 2021 Në ora: 00:09
Sali Çekaj dhe Agim Ramadani

Në 22 vjetorin e rënjës së Heroit Sali Çekaj, LDK, Dega në Gjermani, mbajti Akademi përkujtimore për ish nënkryetarin e LDK-së, Dega në Gjermani, tani Hero i Kosovës, Komandant Sali Çekaj, i cili ra heroikisht n'alltarin e lirisë, pikërisht në Rrasë të Kosharës me 19 prill të vitit 1999 !

Në rrethana pandemia, Kryesia e LDK-së, Dega në Gjermani dhe Kryetari i saj, z. Osman Ferizi, vendosi të organizoj Akademi virtuale përkujtimore në nderim të Heroit Sali Çekaj, pra në një platformë online së cilës i'u përgjigjën shumica e Degëve të LDK-së, në Europë përmes Kryetarëve respektiv, si dhe shumë bashkëveprimtarë e bashkëluftetarë të Heroit Sali Çekaj, përfshi këtu, edhe pjesëtar të grupeve të para që u stervitën e rekrutuan në Shqipëri nën komandën e VETERAN-it, pëkatësisht, Komandantit të Komandantëve, Heroit Sali Çekaj !

Në këtë Akademi pëkujtimore morën pjesë edhe Gjenerali Fadil Hadergjonaj-Bjeshka, sekretari organizativ i LDK-së, z. Imri Ahmeti, akademik Frashër Demaj, ish deputeti dhe komandanti Fadil Geci, bashklëluftetarët e Heroit, zotërinjët e nderuar Ismet Azizi, Milazim Maraj, Xajë Çelaj dhe shumë tjerë, sikurse edhe vëllau dhe i biri i Heroit, Smajl dhe Hysen Çekaj.

Fjalën hyrëse-përshendetëse, e mbajti Kryetari i Deges së LDK-së për Gjermani, z.Osman Ferizi, përkatësisht ushtari i orëve të para të organizimit të rezistencës së armatosur kundër pushtuesit shekullor dhe bashkëluftetar i Heroit Sali Çekaj, i cili në fjalën e tij, ngriti lartë figurën atdhetare dhe veprën heroike të Komandantit unik, Sali Çekaj.

Z.Osman Ferizi, Kryetar i LDK-së, Dega në Gjrermani, në pika të shkurtëra skanoj aktivitetin politiko-atdhetar dhe luftarako-heroik të Heroit Sali Çekaj, duke filluar nga Demonstratat e 81-shit, suprimimit të autonomisë së Kosoves, akteve historike të Legjislatures që shpalli Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut dhe Kushtetutën e Republikës së Kosoves të vitit 1990, Statutin e Komunës së Deçanit konform Kushtetutës së Kaqanikut të 7 shtatorit 90 dhe deri të organizimi dhe formimi i grupeve të para të armatosura në vitin 1991, që kulmoj më luftën çlirimtare të UÇK-së, komandant i së ciles ishte, themeluesi i saj, Heroi Sali Çekaj.

Gjenerali Fadil Hadergjonaj-Bjeshka në fjalën e Tij në këtë akademi, foli me pietet e krenari për jetën dhe veprën e Heroit Sali Çekaj, kontributin dhe angazhimin në organizimin e rezistencës dhe luftës së UÇK-së kundër armikut dhe n'veqanti për Betejën e Kosharës dhe rënjën e Komandantit me 19 prill 99, në Rrasë të Kosharës në një aksion luftarak kundër forcave ushatarake elitare të armikut, në të cilin kishte marr pjesë edhe vet Gjenarali Hadergjonaj.

Xajë Çela, një hero i gjallë i luftës sonë për liri, në këtë video-akademi përkujtimore, evokoj kujtime dhe rrefime ekskluzive për fillet e para të organizimit të luftës çlirimtare në fillim vitet e 90-ta, bashkë me Saliun dhe deri në ditën e përjetësimit të Heroit n'fushëbetejë, përfshi këtu edhe thyerjën e kufirit shqiptaro-shqiptar, ide dhe projeksion i binomit heroik : Sali Çekaj & Agim Ramadani !

Pinjolli i Familjës së Bajraktarit të Llaushës, njëri nga 7 vëllëzërit Geci, z.Fadil Geci, nga kujtimet e Tij për Saliun, foli për kontaktet dhe koordinimin e tri Familjëve emblematike të Dardanisë Antike-Kosoves në rezistencën kundër armikut shekullor serbo-sllav, familjet ; Çekaj, Jashari dhe Geci.

I gjithë ky kordinim dhe organizim i këtyre familjeve në luftën për liri, ishte në kuadër të LDK-së dhe Institucioneve të Republikës së Kosoves, deri të Presidenti historik Rugova...!

Imri Ahmeti, sekretar organizativ i LDK-së, përshendeti Akademinë në emër të Kryetarit të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku dhe Kryesisë së LDK-së, si dhe përgëzoj Degen e LDK-së në Gjermani dhe n'veqanti z.Osman Ferizi, Kryetar i Deges së së LDK-së në Gjermani, për organizimin e Akademisë për Heroin Sali Çekaj, me zotimin se LDK-ja dhe Institucionet e vendit, do të ruajnë e promovojnë vlerat unike dhe figurat historike të cilat janë në themelet e lirisë dhe shtetit tonë të pavarur e sovran, siq është Heroi Sali Cekaj dhe shumë tjerë pas Tij.

Smajl Çekaj, vëlla i Heroit Sali Çekaj, në emër të familjes së Heroit, falenderoj dhe përgëzoj organizatorin e kademisë përkujtimore dhe percolli mesazhin e unitetit dhe kultivimit dhe promovimit të vlerave nacionale si amanet i të rënëve n'alltarin e lirisë.

Akademik Frashër Demaj, në ligjerimin e Tij, përveq përshendetjës dhe përgëzimit të organizatorit për Akademinë kushtuar Heroit Sali Çekaj, si një ish deputet i LDK-së, foli me një sens vet-kritik për vete dhe "shtepinë" që i takon, pra për LDK-në, të cilen e quajti të "dehur" nga pushteti dhe mosorganizimin e një akademie përkujtimore për Saliun, e quajti deshtim të LDK-së, dhe në anë tjetër, akademik Frasher Demaj premtoj se vera e këtij viti, do të gjenë të përfunduar monografinë e Tij për Saliun, si rezultat i një pune tri vjeqare, veper kjo që do hedhë dritë mbi vepren jetësore të Heroit Sali Çekaj për kauzën nacionale të shqiptarëve të Kosovës ; Kosova shtet sovran dhe i pavarur.

Milazim Maraj dhe bashkëluftetar tjerë të Heroit Sali Çekaj, folen dhe evokuan ngjarje dhe beteja kundër armikut, përfshi edhe Betejën e Loxhes, rënjën e deshmorëve dhe kontributin enorm të Heronjëve Ahmet Krasniqi e Tahir Zemaj, si dhe në mesin e atyre që kontribuan, përmenden ; Zenun Idrizi, Saim Tahiraj, Zymer Lulaj dhe shumë tjerë, por nuk u anashkalue as shantazhi dhe laku i Tiranës zyrtare ndaj krahut institucional të Republikës së Kosoves, i cili kulmoj edhe me vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqi në cilësinë e Ministrit të Luftës, përkatësisht, Minister i Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Republikues së Kosoves, me Komandant Suprem, Presidentin e Republikës, Dr. Ibrahim Rugova.

Autori i këtyre rreshtave, ishte pjesmarrës në këtë akademi, me çrast, shfrytëzoj rastin t'i falenderoj të gjithë pjesmarrësit e akademisë përkujtimore, dhe u kerkoj ndjesë për mospërfshirjën në këtë artikull , për shkak të hapësisrës së kufizuar.

Lavdi dhe nderim t'përjetshëm, Heroit Sali Çekaj, 116 deshmorëve të Koshares legjendare dhe të gjithë të rënëve dhe dheshmorëve të atdheut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat