Rregulla të reja për ata që duan të vijnë nga Gjermania në Kosovë

Gjermania

Rregulla të reja për ata që duan të vijnë nga Gjermania në Kosovë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 15:57
Gjermani

Gjermania ka lehtësuar masat antiCOVID për të shëruarit dhe të vaksinuarit. 

Ambasada e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se të premten është votuar ligji për lehtësimin e masave për qytetarët që jetojnë në Gjermani e që janë shëruar apo vaksinuar nga e me COVID-19.

“Kufizimet e kontaktit dhe daljes nuk zbatohet më për njerëzit e vaksinuar dhe shëruar. Kjo do të thotë që, për shembull, njerëzit që janë vaksinuar dhe shëruar nuk llogariten më në takimet private. Kufizimet e daljes gjatë natës sipas Ligjit për Mbrojtjen e Infeksionit gjithashtu nuk zbatohen për këto grupe njerëzish. Lejohen edhe aktivitetet dhe ndalesat e kësaj natyre”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ambasada e Gjermanisë.

Tutje, në njoftim thuhet se “Këto masa vlejnë edhe për udhëtarët, përkatësisht ata që mund të dëshmojnë që janë vaksinuar dy herë, apo kanë kaluar virusin dhe paraqesin provat e sipërmendura dhe udhëtojnë”.

Masat e reja të ndërmarra nga shteti gjerman nuk vlejnë edhe për shtetet që është paraqitur varianti i ri i COVID-19. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat