Rrëmbimi i nënës shqiptare me fëmijën 3 vjeçar në Gjermani/ Policia jep detajet e fundit: Kemi frikë, kjo mund të ndodhë

Gjermania

Rrëmbimi i nënës shqiptare me fëmijën 3 vjeçar në Gjermani/ Policia jep detajet e fundit: Kemi frikë, kjo mund të ndodhë

Nga: P.R Më: 11 qershor 2021 Në ora: 19:23
Nasibe K. (34 vjeç) dhe djali i saj Ben (3 vjeç).

Gjatë ditës së sotme në Meckenheim afër Bonit në Gjermani, është rrëmbyer një grua me origjinë nga Shqipëria, se bashku me djalin e saj 3 vjeçar.

E policia gjermane ka dhënë detajet e fundit për rrëmbimin e Nasibe K. (34 vjeç) dhe djalit të saj Ben (3 vjeç).

Sipas tyre, edhe pse ende nuk ka asnjë gjurmë të nënës së zhdukur dhe djalit të saj, ata hedhin dyshime tek burri i Nesibe K.

Policia gjermane thotë se kanë frikë së të rrëmbyerit do të dëbohen në Shqipëri.

“Policia ka frikë se të rrëmbyerit duan t’i dëbojnë në Shqipëri. Ka indikacione të qarta për këtë. Kërkimi për një Audi të bardhë po zhvillohet. Me sa duket gruaja dhe djali i saj u rrëmbyen në Meckenheim për llogari të babait të tyre Blerim K. (39)! Kjo mund të kishte vendosur qëllimisht rrugën e gabuar”, shkruan gazeta gjermane Bild, përcjellë “Bota sot”.

Sipas hetuesve gjermanë, ky është një plan i sofistikuar rrëmbimi.

“Meqenëse burri e dinte që hetuesit shpejt do të dyshonin tek ai dhe do ta identifikonin atë si organizatorin e rrëmbimit, dy ndihmësit rrëmbyen dhe larguan shpejt ish-bashkëshorten dhe të birin”, shkruan më tej Bild, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se Nesibe K. Dhe djali i saj Ben, u rrëmbyen në një rrugë pranë shtëpisë ku banonte e ëma me të birin të enjten në mëngjes në Meckenheim afër Bonit në Gjermani.

Image
Nasibe K. (34 vjeç)
Image
Ben (3 vjeç)
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat