Ja kush është shqiptarja e parë nga Kosova që kandidon për Bundestag

Gjermania

Ja kush është shqiptarja e parë nga Kosova që kandidon për Bundestag

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 21:01
Dafina Berisha dhe Beqë Cufaj

Dafina Berisha, është shqiptarja e parë me prindër nga Kosova e cila kandidon në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 26 shtator për një vend në Parlamentin e Gjermanisë të njohur si Bundestag.

Ajo është pjesë e listës së Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) për Landin e Hamburgut.

Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

“Dafina Berisha ishte sot për vizitë në Ambasadë. Shqiptarja e parë me prindër nga Kosova që kandidon për zgjedhjet në Bundestagun e Gjermanisë me 26 Shtator 2021! Suksese Dafina!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat