Sherr masiv në Gjermani, 25 vjeçari shqiptar goditet me thikë në kokë dhe shpinë

Gjermania

Sherr masiv në Gjermani, 25 vjeçari shqiptar goditet me thikë në kokë dhe shpinë

Nga: P.R Më: 7 tetor 2021 Në ora: 20:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Një sherr masiv ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë, ku një i ri shqiptar po lufton për jetën pasi mbeti i plagosur gjatë një feste në një bordello.

Siç shkruan gazeta gjermane Bild, 20 djemë që po festonin përfunduan duke u përplasur me njëri-tjetrin.

“I riu shqiptar që ishte në mesin e tyre u shtri në trotuar i qëlluar me një thikë pas shpine. Dëshmitarët okularë telefonuan të tmerruar policinë. Pas përplasjes 6 makina mbërritën në vendin e ngjarjes disa të rinj u larguan, disa u futën në bordello, të tjerë ia mbathën. Kurse 25-vjeçari shqiptar ndodhet në spital në gjendje të rëndë”, shkruan Bild, përcjellë “Bota sot”.

Sipas asaj që shkruan Bild, 25-vjeçari është goditur me thikë në kokë dhe në shpinë, dhe momentalisht është në gjendje të rëndë në spital.

Lidhur me ngjarjen deri më tani janë arrestuar 5 persona, ku 4 u liruan menjëherë, ndërsa një 21 vjeçar më kombësi rumune vazhdon të jetë në paraburgim. Kurse shkaqet e grindjes së përgjakshme mbeten të paqarta.

Image
Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat