Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Burgdorf mblidhet për pensionimin Skender Berisha

Gjermania

Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Burgdorf mblidhet për pensionimin Skender Berisha

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 15:56
Pamje nga takimi

Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Burgdorf, pati një takim të rregullt dhe njëherit ndau një dhuratë modeste me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit të bashkëveprimtarit dhe sekretarit të Nëndegës së LDK-së në Burgdorf z. Skender Berisha.

Kryetari i Nëndegës z. Refki Kryeziu në emër të të gjithë kolegëve dhe bashkëveprimtarëve të Nëndegës së LDK-së në Burgdorf i uroj ditëlindjen dhe daljën në pension duke i uruar shëndet dhe pleqëri të mbarë.

Njëherit në emër të kryesisë i dhuroi një Orë dore në shenjë kujtimi dhe falenderimi, për punën dhe veprimtarinë e shkëlqyer në dobi të LDK-së dhe Atdheut. Nga të gjithë kolegët iu dhanë urimet më të sinqerta për shëndet të mirë dhe vite të lumtura në pension.

Në vazhdim personeli i Restaurantit „Pisoni“ në Zuchwil/SO, i shërbeu me pije dhe gatime të veçanta për nder të pensionimit, duke u falenderuar për vizitën.
Me emocione Z. Skender Berisha falenderoj nga zemra për këtë befasi të këndshme dhe nderin që sot e përjetoj nga shokët, duke uruar me uratën:
Zoti ju ruajt dhe ju bekoftë!

Ju kthefsha në gëzime!

Sektori për informim i Nëndegës së LDK-së në Burgdorf/BE

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat