“Babai qëlloi fëmijët në kokë”, media gjermane publikon fotografitë e familjes nga Kosova që jetonte në Hamburg

Gjermania

“Babai qëlloi fëmijët në kokë”, media gjermane publikon fotografitë e familjes nga Kosova që jetonte në Hamburg

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 10:11
Flamur R. me djalin e tij

Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, ka raportuar për rastin e rëndë që ndodhi të hënën në Gjermani, ku një burrë shqiptar vrau dy fëmijët e tij, e plagosi bashkëshorten dhe vrau veten.

Kur ndodhi një krismë në një shtëpi në orën 22:53, fqinjët menjëherë e thirrën policinë. Në familjen shqiptare kishte pasur shpesh grindje, ndonëse dukej se martesa ishte e harmonishme.

Gjashtë vetura të policisë shkuan me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Në shtëpi, policët zbuluan diçka të tmerrshme: ata gjetën dy fëmijë, 11 e 13 vjeç, të vdekur – të ekzekutuar me plumb në kokë. Disa metra më tej ishte i shtrirë Flamur R., 44 vjeç, babai i djemve të vdekur. Një mjek i urgjencës mundohet që ta reanimojë, por kot.

Image
Dy fëmijët e vrarë

Nëna e fëmijëve të vrarë, Advije R., 38 vjeçe, është e plagosur seriozisht dhe ndodhet në spital. Sipas gazetës “Bild”, po hetohet nëse babai i ka qëlluar familjarët dhe më pas veten.

Babai, zejtar, thuhet se ka qenë gjaknxehtë, sipas fqinjëve.

Image
Nëna e fëmijëve të vrarë, Advije R., ndodhet e plagosur në spital

Thuhet gjithashtu se ai i ka kërcënuar fqinjët në të kaluarën, kur ata e kishin raportuar në polici.

Një fqinj tha: “Djemtë ishin gjithmonë shumë të gëzuar dhe tani ata janë të qëlluar në fund të Kërshëndellave”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat