Tragjedia në familjen shqiptare në Gjermani, zgjohet gruaja nga koma

Gjermania

Tragjedia në familjen shqiptare në Gjermani, zgjohet gruaja nga koma

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 16:04
Avdije Rexha

Avdije Rexha, gruaja me prejardhje nga Kosova që dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga burri i saj nga Ponosheci i Gjakovës, është zgjuar nga koma artificiale, raporton “Bild”.

Ajo i mbijetoi gjakderdhjes së tmerrshme, por ende nuk është në gjendje të merret në pyetje, raporton mediumi gjerman.

Bild shkruan sot se Flamur Rexha (44-vjeçar) qëlloi dy djemtë e tij (11 dhe 13 vjeç) dhe gruan e tij Advije Rexha (38-vjeçare), pastaj veten në shtëpinë e tyre në Hamburg të Gjermanisë.

Advije Rexha është shtrirë në spital me disa plagë me armë zjarri. Tani ajo është zgjuar nga koma artificiale, vijon raportimi.

Sipas konstatimeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë me nga një të shtënë djemtë e tij 11 dhe 13 vjeç në orët e vona të mbrëmjes së 26 dhjetorit, përpara se të qëllonte veten me armë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat