Vdes aksidentalisht 16-vjeçari nga Kosova në Gjermani

Gjermania

Vdes aksidentalisht 16-vjeçari nga Kosova në Gjermani

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 15:05
Ilustrim

Një 16-vjeçar me prejardhje nga fshati Peran i Podujevës ka humbur jetën aksidentalisht në Gjermani, ka njoftuar kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi ka shpreh ngushëllime për vdekjen e të miturit, teksa bëhet e ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 15:00 në varrezat e fshtatit Peran.

Postimi i tij i plotë:

Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen tragjike të djaloshit 16 vjeçar, Roni Mustafa, nga fshati Peran i Podujevës, i cili humbi jetën aksidentalisht në Gjermani, ku edhe jetonte bashkë me familjen e tij.

Në këto momente pikëllimi, ndaj dhimbjen me familjen Mustafa dhe gjithë farefisin.

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe familjes Mustafa dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat