Lobi Euro-Atlantik Shqiptar: Të ndalohet “Pakti i Djallit” ruso-serb në Ballkan

Gjermania

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar: Të ndalohet “Pakti i Djallit” ruso-serb në Ballkan

Nga: Shukri Ymeri Më: 1 mars 2022 Në ora: 17:02
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, me seli në Gjermani, kërkon nga të gjithë aleatët perëndimor që me urgjencë ta pranojnë Kosovën në NATO.

Kjo kërkesë vjen në kohën kur Serbia dhe satelitët tjerë rus në Ballkan si Milorad Dokdik, janë përcaktuar qartazi në krah të Rusisë në agresionin e turpshëm ushtarak mbi Ukrainën. Ky skenar i tmerrshëm ka shumë gjasë që të zbatohet edhe në Ballkan.

Rusia përmes Serbisë dhe dodikëve është duke e rrezikuar seriosht paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perendimor, prandaj kërkojmë nga SHBA-të, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe anëtarët tjerë të aleancës së NATO-s, që për hir të ndaljes së cenimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit të vendeve të rajonit dhe më gjerë dhe avancimit të bashkëpunimit me popullin më pro-perëndimor në gjithë Ballkanin, ti mundësojnë Kosovës anëtarësimin e menjëhershëm në NATO dhe ti jepet statusi i vendit kandidat për BE. Përshpejtimi i integrimeve euro-atlantike për Kosovën dhe në BE për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e zi është imediat.

Çdo vonesë në këtë drejtim, do ti mundësoj Rusisë dhe Serbisë, që ta zbatojnë “Paktin e Djallit” në Ballkan dhe ta tensionojnë vazhdimisht situatën, prandaj partenriteti trans-atlantik duhet të veproj sot, ky është momenti, nesër mund të jetë vonë.

Me respekt,

Shukri Ymeri

Kryetar i Lobit Euro-Atlantik

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat