Gjermani / Lazim Destani në takimin tradicional letrar “Azem Shkreli”

Gjermania

Gjermani / Lazim Destani në takimin tradicional letrar “Azem Shkreli”

Nga: Beqir Sina Më: 7 qershor 2022 Në ora: 14:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Nën organizimin e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani edhe këtë vit është mbajtur takimi letrar “Azem Shkreli”. Ky manifestim mbahet për çdo vit në qytete të ndryshme gjermane duke bërë bashkë krijues, artistë e dashamirës të shumtë të fjalës së shkruar.

Në këtë manifestim mori pjesë edhe z. Lazim Destani, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe president Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.

“Takimi Letrar “Azem Shkreli”, që për çdo vit organizohet në Gjermani, u mbajt dje në hapësirat e Klubit Ekonomik të Dyzeldorfit. Ishte nder dhe kënaqësi pjesëmarrja në këtë manifestim ku ashtu si viteve të kaluara, për ta nderuar, për t’i dhënë bukurinë e për ta respektuar këtë ngjarje artistiko-letrare kishin ardhur shkrimtarë, historianë e studiues që punojnë e veprojnë në Diasporë por sigurisht edhe nga trojet tona.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Paraqitjet e folësve në këtë manifestim nderuan dhe respektuan fjalën e shkruar shqipe dhe kolosin e saj, lirikun modern Azem Shkreli, i cili i dha aq shumë letërsisë dhe kombit tonë. Jam krenar që pata fatin të takohem shpesh e ta kem mik këtë njeri dhe veprimtar me vlera të larta.

Bukuri të veçantë kësaj ngjarje letrare i dha nderimi me çmime për poezinë më të mirë si dhe pikat muzikore me këngën e bukur shqipe” shkruan Destani në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat