Turnir humanitar në futbollin e vogël në Bad Urach të Gjermanisë

Gjermania

Turnir humanitar në futbollin e vogël në Bad Urach të Gjermanisë

Nga: Mustafë Krasniqi Më: 19 qershor 2022 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Të nderuar bashkatdhetarë, mërgata shqiptare kudo që është po bënë një punë të vyer për atdheun, në të gjitha fushat, aty ku ka mundës dhe hapësirë për ta ndihmuar. Meqë zëri atdheut ndihet kudo që jemi dhe, për atë jemi të obliguar t’i përgjigjemi ashtu siç na thërret dhe e ndien se jemi bijë e bija të saj!


Andaj, ne, komuniteti shqiptarë që jetojmë dhe veprojmë në Bad Urach të Gjermanisë, në shenjë respekti për të gjitha familjet, në atdhe, të cilat kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen vëllazërore kemi organizuar turnir në futbollin e vogël.


Pra, për këtë ftojmë të gjithë bashkëkombësi që t’i bashkangjiten aksionit tonë humanitar, që mbështetet krejtësisht në baza vullnetare dhe, njëkohësisht përmes pranisë suaj zgjohet ndjenja e një shqiptari të vërtetë dhe human. Mbi të gjitha familjeve me nevoja sociale, përmes mjeteve të grumbulluara, sado pak t’ua lehtësojmë gjendjen e tyre ekonomike.

Në këtë takim humanitar do të ketë edhe muzikë popullore, të kënduar nga këngëtari Arton Preniqi me grupin e tij, kurse drejtues i lojës futbollistike do të jetë Bahri Qyqalla, trajner dhe lojtarë i shumë skuadrave të Bad Urahut me rrethinë. Qyqalla në këtë takim do të jetë në rolin edhe të gjyqtarit.

Mysafir special do të kemi poetin, publicistin, koordinatorin e shkollës shqipe në Bavari, njëheri dhe kryeredaktorin përgjegjës të portalit-gazeta Ura e Bashkuar (www.uraebashkuar.com) z. Mustafë Krasniqi. Të pranishëm do të kemi edhe RTK-ën, që enkas do të vije ta përcjell lojën fudbollistike humanitare.

Takimi do të mbahet më 10.07.2022, duke filluar nga ora 9:00, ku do të jenë të pranishëm shumë ekipe, gjë që për këtë shpresojmë se do të kemi përkrahjen tuaj; Si të adhurueseve të futbollit të vogël, po ashtu edhe bashkëkombësve tjerë.

Takimi mbahet në adresën:

Zittelstatt. 1

72574 Bad Urach

Turnirin do ta mbështesin sponsorët:

Euro 2009- Bahri Qyqalla

H. H.M Idrizaj

Elezaj Baudienstleistungen-Bekim Elezaj

GS Dienstleistungen- Valon Sadiku

LMN Stuckateur – Xhevat Llumnica

Plankenhorn – Xhafer Aliu

Arian Zeka

Arton Preniqi

Gazmend Salihu

Mehdi Dervisholli

Valon Sadiku

Në fund ju përshëndet këshilli organizativ, me shpresës se ftesës sonë do t’i përgjigjeni pozitivisht, njëkohësisht për informacion shtesë lajmëroheni te Gazmend Salihu, në e-mailin: [email protected], apo në nr. tel. +49 174 5261799.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat