Kardiologu shqiptar në Gjermani: Edhe muzika dëgjohet ndryshe në Kosovë

Gjermania

Kardiologu shqiptar në Gjermani: Edhe muzika dëgjohet ndryshe në Kosovë

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 10:47
Kardiologu shqiptar, Ardian Mustafai

Kardiologu shqiptar, Ardian Mustafai, i cili jeton e punon në Essen të Gjermanisë, teksa foli për jetën në mërgim e pushimet në vendlindje tregoi se si po i kalon ditët në Prishtinë.

Mustafai tha se është i gëzuar që në kryeqytet gjatë gjithë verës do të ketë festivale e koncerte të ndryshme me këngëtarë shqiptar e të huaj. Mustafai tha se me mall e shumë kënaqësi i dëgjojnë këngëtarët në vendlindje, ani pse ata edhe në diasporë mbajnë vazhdimisht koncerte.

“Nuk është e njëjtë t’i dëgjosh në Evropë edhe t’i dëgjosh në vendlindje, se ka shumë dallim. Ajo është kënaqësia shumë e madhe. Është ndjesia se krejt njerëzit njihen mes vete, me më shumë kënaqësi”, tha Mustafai.

Kardiologu i cili tashmë ka 10 vjet që jeton e punon në Gjermani, tha se është fat i madh që kur je me pushime në Kosovë ka organizime të ndryshme, koncerte e festivale për bashkatdhetarët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat