Gjermani, 21-vjeçari shqiptar rrëmben ish të dashurën dhe kërkoi ta dërgonte në Shqipëri – kapet nga policia

Gjermania

Gjermani, 21-vjeçari shqiptar rrëmben ish të dashurën dhe kërkoi ta dërgonte në Shqipëri – kapet nga policia

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjermani, ku një 21-vjeçar shqiptar ka rrëmbyer ish të dashurën e tij 19-vjeçare.

Sipas mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur në Osnabruk. 21-vjeçari thuhet se e kishte tërhequr me forcë në rrugë, dhe më pas e kishte futur në makinë duke u larguar me shpejtësi.

Mediat gjermane theksojnë se kanë qenë miqtë e 19-vjeçares të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Më tej theksohet se 21-vjeçari kishte si qëllim që ish-të dashurën e tij ta sillte në Shqipëri.

“Janë vizituar dhe marrë në pyetje dëshmitarët, të afërmit dhe personat e afërt dhe të kontaktuar nga i dyshuari dhe viktima”, tha policia e Osnabruk.

Ndërkohë, të shtunën vonë pasdite, 19-vjeçarja ka telefonuar nga Holanda dhe i ka treguar një dëshmitari se do të ktheheshin në Osnabruk.

Por, në mbrëmje, efektivët gjetën mjetin që po kërkonin dhe arritën të arrestonin 21-vjeçarin, i cili ka heshtur gjatë kohës që është tentuar t’i merret dëshmia për ngjarjen.

19-vjeçarja ndodhej gjithashtu në makinë dhe sipas policisë ajo nuk kishte dëmtime fizike ose shenja dhune.

Ish i dashuri i saj akuzohet për heqje lirie, shtrëngim, lëndim të thjeshtë trupor dhe dyshohet se ka drejtuar mjetin pa patentë.

“Nuk kishte më arsye për ndalim, 21-vjeçari u lirua nga masat policore”, tha policia e Osnabrukut.

21-vjeçari u la i lirë por mbetet në hetim dhe i është ndaluar nga policia që të kontaktojë sërish me ish të dashurën. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat