Krimi i organizuar në Gjermani, Policia Federale: Shqiptarët renditen të tretët me 40 grupe kriminale

Gjermania

Krimi i organizuar në Gjermani, Policia Federale: Shqiptarët renditen të tretët me 40 grupe kriminale

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 09:29
Policia gjermane

Policia Federale Gjermane (BKA) raporton se është rritur edhe numri i shqiptarëve të organizuar nëpër banda kriminale në Gjermani, të cilët kanë qenë nën hetim për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Në një kronikë të “DW”, sikurse edhe në vitet e mëparshme, raporti i Zyrës së Policisë Kriminale Federale BKA (BKA) i ka rezervuar një faqe krimit të organizuar të shqiptarëve, prej ku rezulton se në vitin 2021 në Gjermani kanë qenë nën hetim rreth 40 banda në të udhëhequra nga shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilave (36)  është marrë me trafikun e lëndëve narkotike.

Në katër rastet e tjera, bandat janë marrë me krime tatimore, trafik ilegal të njerëzve, pastrim parash dhe krim ekonomik.

Kjo shifër i radhit shqiptarët sërish të tretët pas gjermanëve (261) dhe turqve (90) për nga numri e grupimeve të dominuara nga një etni.

Në vendin e gjashtë janë qytetarët e Kosovës, me 20 banda kriminale, pas rusëve dhe polakëve. Në fund të dhjetë shtetësive më të spikatura janë serbët me 14 banda.

BKA quan grupime të dominuara nga një etni ato grupime që udhëhiqen nga një grup personash të një etnie të caktuar, pavarësisht se shumë bashkëpunëtorë mund të mos i përkasin të njëjtës kombësie. Si bazë për përcaktimin e kombësisë BKA merr vendin e lindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat