Zbardhet dinamika e vrasjes së 42-vjeçarit shqiptar në Gjermani! Ja çfarë thotë kryeprokurori

Gjermania

Zbardhet dinamika e vrasjes së 42-vjeçarit shqiptar në Gjermani! Ja çfarë thotë kryeprokurori

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Të tjera detaje kanë dalë mbi sulmin për vdekje ndaj shqiptarit që u vra mbrëmjen e djeshme në Krefeld të Gjermanisë.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se 42-vjeçari shqiptar është qëlluar katër herë nga dy persona, ndërsa ka humbur jetën, pasi është qëlluar në pjesën e pasme të kokës.

Gjithashtu mësohet se shqiptari ishte një emër i njohur për autoritetet gjermane, ku jetonte që prej vitit 2018, pasi ishte i  dyshuar për vjedhje dhe trafik droge.

“Sipas të dhënave që janë zbuluar në këtë fazë të hetimit, mund të mendohet se 42-vjeçari ka qenë një viktimë e rastësishme. Megjithatë ne po hetojmë disa pista”, u shpreh Kryeprokurori publik Axel Stahl.

BILD raporton se dy autorët me sa duket kanë ardhur në Krefeld me një Peugeot blu të vjedhur. Dyshohet se ata e kanë parkuar makinën dhe kanë pritur që të vinte shqiptari, për ta “hequr qafe”.

Në momentin që 42-vjeçari ka ardhur me biçikletë, autorët kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar, duke e lënë të vdekur.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat