Gjermani: Vdes në aksident trafiku një 6 vjeçare nga Kosova

Gjermania

Gjermani: Vdes në aksident trafiku një 6 vjeçare nga Kosova

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 16:54
Ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani të hënën e 28 nëntorit.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur një 6 vjeçare nga Kosova.

E përveç kësaj edhe dy prindërit e saj, babai 41-vjeçar dhe nëna 37-vjeçare morën lëndime të rënda trupore.

Rasti i rëndë ka ndodhur në autostradën A 81, në rrethinën e Konstanzës, raportojnë mediat gjermane.

Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Konstanzës.

Zëdhënësja e policisë Katrin Rosenthal, tha se familja janë shtetas të Kosovës.

“Mund të ju konfirmoj se familja janë shtetas të Kosovës” tha ajo.

Sipas raportimeve të mediave ceremonia e varrimit u mbajt sot në orën 14:00 në Sammen të Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat